Politike

'U duk sikur thashë një sekret shtetëror'/ Peleshi: Natyrisht që nuk ka siguri 100%

Peleshi tha sërish se siguri 100% nuk ka.

8 Janar 2023, 11:36 Nga A.B
'U duk sikur thashë një sekret shtetëror'/ Peleshi:
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi mori disa minuta gjatë konferencës me mediat, për të sqaruar një deklaratë të tij, të thënë pak kohë më parë. Ai tha se fjalia që nuk ka siguri 100% ishte keqpërdorur. Peleshi tha sërish se siguri 100% nuk ka mirëpo forcat dhe institucionet po bëjnë çdo gjë për të pasur një siguri që shkon drejt 100%-it.

'U keqpërdor një fjala ime se nuk ka siguri 100%, nuk u tha një gjë që nuk dihej. Natyrisht që nuk ka siguri 100%. Te 100% ka goxha hapësirë poshtë, të paktën të shkojme të një siguri. U ndala pak këtu pasi u duk sikur thashë një sekret shtetëror para disa ditësh.'-tha Peleshi.

niko peleshi

Sondazh

Poll