Bota

Protestat e dhunshme në Brazil/ Presidenti Lula da Silva viziton Pallatin Presidencial dhe Gjykatën: Kush përfshihet do ndëshkohet!

Duke vizituar vendin e ngjarjes, Presidenti premtoi se do të ndëshkonte personat e përfshirë në dhunë. 

9 Janar 2023, 09:09 Nga a.l
Protestat e dhunshme në Brazil/ Presidenti Lula da Silva viziton Pallatin
Lula da Silva

BRAZIL- Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva ka reaguar sërish pas protestave të dhunshme në vend. Ai ka vizituar Pallatin Presidencial Planalto dhe Gjykatën e Lartë të cilat ishin pikëqendra e sulmeve nga protestuesit dhe mbështetësit e rivalit të tij Jair Bolsonaro.

Duke vizituar vendin e ngjarjes, Presidenti premtoi se do të ndëshkonte personat e përfshirë në dhunë. Më herët, Lula da Silva i përshkroi ngjarjet në kryeqytet si "barbare" dhe tha se "mungesa e sigurisë" i kishte lejuar mbështetësit "fashistë" të Bolsonaro të shkelin barrierat e vendosura nga personeli i sigurisë, shkruan CNN. 

Autoritetet braziliane thonë se kanë rivendosur rendin në kryeqytetin e Brazilit pasi qindra mbështetës të ish-liderit Jair Bolsonaro sulmuan ndërtesat qeveritare për të protestuar kundër pasardhësit dhe rivalit të tij, presidentit Luiz Inácio Lula da Silva. Shkeljet erdhën rreth një javë pas inaugurimit të Lula da Silva, i cili u rikthye në pushtet pas një ndërprerjeje 12-vjeçare që përfundoi kur ai mundi Bolsonaron në balotazhin e zgjedhjeve në tetor./ Dosja.al

trazira ne brazil

Sondazh

Poll