Bota

Trazirat në Brazil, liderët botërorë: Ndëshkojmë grushtin e shtetit, Lula u zgjodh në mënyrë demokratike

Të gjithë e konsiderojnë një sulm frikacak dhe të poshtër ndaj demokracisë.

8 Janar 2023, 23:23 Nga F.M
Trazirat në Brazil, liderët botërorë: Ndëshkojmë
Brazil

BRAZIL- Liderët botërorë kanë reaguar pas asaj që ndodhi këtë pasdite në Brazil, ku mbështetësi e Jair Bolsonaro kanë sulmuar Kongresin. Të gjithë e konsiderojnë një sulm frikacak dhe të poshtër ndaj demokracisë.

Gabriel Boriç, presidenti i Kilit:

Qeveria braziliane ka mbështetjen tonë të plotë përballë këtij sulmi frikacak dhe të poshtër ndaj demokracisë.

Gustavo Petro, presidenti kolumbian:

I gjithë solidariteti im për Lulën dhe popullin e Brazilit. Fashizmi ka vendosur të bëjë një grusht shteti. ... Është urgjente që OAS (Organizata e Shteteve Amerikane) të mblidhet nëse dëshiron të vazhdojë të jetojë si institucion.

Pedro Sanchez, kryeministër spanjoll:

E gjithë mbështetja ime për Presidentin Lula dhe për institucionet e lira dhe të zgjedhura në mënyrë demokratike të popullit brazilian. Ne dënojmë kategorikisht sulmin ndaj Kongresit të Brazilit dhe bëjmë thirrje për kthim të menjëhershëm në normalitetin demokratik.

Marcelo Ebrard, ministri i Jashtëm i Meksikës:

Në vazhdën e ngjarjeve në Brazil, ne shprehim mbështetjen e plotë të Meksikës për administratën e Presidentit Lula, të zgjedhur me vullnetin popullor. Ne refuzojmë çdo përpjekje kundër institucioneve demokratike.

Santiago Cafiero, ministër i Jashtëm i Argjentinës:

Ne shprehim solidaritetin tonë me Lulën dhe ngremë zërin në mbrojtje të demokracisë së Brazilit.

Ministria e Marrëdhënieve të Jashtme të Ekuadorit

Ekuadori dënon ngjarjet kundër institucionalitetit në Brazil dhe rithekson mbështetjen e tij të pakufizuar për demokracinë dhe qeverinë e zgjedhur në mënyrë legjitime.

Charles Michel 

Dënojmë sulmin ndaj institucioneve demokratike të Brazilit

Ç’ndodhi këtë pasdite?

Qindra mbështetës të ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro kanë pushtuar selinë e Kongresit Kombëtar. Ngjarja ka ndodhur sot, teksa mbështetësit e Bolsnaros kanë zhvilluar një demonstratë duke bërë thirrje për një ndërhyrje ushtarake për të rrëzuar presidentin Luiz Inácio Lula da Silva. Grupi kapërceu një pengesë policore dhe u ngjit në vendin që i jep akses në taracën e godinave të Dhomës së Deputetëve dhe Senatit dhe disa u futën brenda selisë legjislative. Ekstremistët, kryesisht të veshur me këmisha të verdha dhe jeshile e me flamuj brazilian në duar, sulmuan edhe disa automjete të Policisë Legjislative, e cila kujdeset për sigurinë e Kongresit. Gjithçka vjen pasi Lula u ribetua si President më 1 janar. 

trazira ne brazil

Sondazh

Poll