Bota

Trazirat dhe sulmi ndaj Kongresit, Lula: Ky është një barbarizëm, ata janë fashistë, por do ndëshkohen me gjithë forcën e ligjit

Ai shprehet se policia nuk ka vepruar në mbrojtje të Kongresit dhe se kjo gjë duhet dënuar.

8 Janar 2023, 23:14 Nga F.M
Trazirat dhe sulmi ndaj Kongresit, Lula: Ky është një
Brazil

BRAZIL- Lula, presidenti brazilian e ka konsideruar një barbarizëm sulmin në Kongresin e Brazilit, që u realizua nga mbështetësit e paraardhësit të tij, Jair Bolsonaro. Në një deklaratë për mediat, ai shprehet se policia nuk ka vepruar në mbrojtje të Kongresit dhe se kjo gjë duhet dënuar.

“Policia nuk bëri asgjë fare. Thjesht i lanë protestuesit brenda. Nuk ka asnjë precedent për atë që ndodhi në Brasília të dielën. Ata që qëndrojnë pas stuhisë së kongresit janë fashistë fanatikë, të cilët përfaqësojnë çdo gjë që është e neveritshme në politikë. Ata do të ndëshkohen me gjithë forcën e ligjit. Këta fanatikë kanë bërë diçka që nuk është bërë kurrë më parë në këtë vend,”- tha Lula.

Ç’ndodhi këtë pasdite?

Qindra mbështetës të ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro kanë pushtuar selinë e Kongresit Kombëtar. Ngjarja ka ndodhur sot, teksa mbështetësit e Bolsnaros kanë zhvilluar një demonstratë duke bërë thirrje për një ndërhyrje ushtarake për të rrëzuar presidentin Luiz Inácio Lula da Silva. Grupi kapërceu një pengesë policore dhe u ngjit në vendin që i jep akses në taracën e godinave të Dhomës së Deputetëve dhe Senatit dhe disa u futën brenda selisë legjislative. Ekstremistët, kryesisht të veshur me këmisha të verdha dhe jeshile e me flamuj brazilian në duar, sulmuan edhe disa automjete të Policisë Legjislative, e cila kujdeset për sigurinë e Kongresit. Gjithçka vjen pasi Lula u ribetua si President më 1 janar. 

jair bolsonaro trazira ne brazil luis inacio "lula" da silva

Sondazh

Poll