Sport

Spektakël mes Anglisë dhe Kosovës, ‘dardanëve’ nuk u mjafton Muriqi dhe Berisha

10 Shtator 2019, 18:15 Nga DOSJA

ANGLI- Sfida mes Kosovës dhe Anglisë ka qenë një spektakël i vërtetë. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 5 me 1 për “tre luanët”. Ishte Valon Berisha ai që përfitoi nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare duke zhbllokuar që në minutën e parë rezultatin.

Por Anglia është përgjigjur menjëherë, jo me një gol por me 5 të tillë. Serinë e golave për anglezët e hapi, Stërling. Pak minuta më vonë ishte Kejn ai që më një kundërsulm përmbysi rezultatin.

 

Më pas ishte Vojvoda ai që shënoi një autogol duke i lënë vendin dhe dy golave të Sanços. 5 me 1 është mbyllur kjo pejsë e parë dhe pritet që spektakli të mbizotërojë dhe në të dytën.

Me nisjen e pjesës së dytë Kosova ka nisur vrullshëm duke shënuar dy gola për 5 minuta. Ka qenë një asist nga Muriqi dhe Berisha ka shënaur golin e tij të dytë.

Më pas vet Muriqi ka trefishuar shifrat me penallti. Loja ka vijuar kur skuadrat kanë kërkuar sërish golin. Kejn gjuajti një penallti dhe nuk e shëndrroi dot në gol. Kosova nuk mundi që të shkonte më shumë se 3 gola dhe Anglia rrëmbeu fitoren e radhës. 5 me 3 u mbyll kjo ndeshje e vlefshme për Euro 2020. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport euro 2020 harry kane kosove angli kualifikueset e euro 2020 valon berisha euro 2020 harry kane kosove angli kualifikueset e euro 2020 valon berisha

Sondazh

Poll