Politike

Takimi me Venecian, Meta në konferencë: Të hënën publikoj dokumente në shqip dhe anglisht

11 Shtator 2019, 15:19 Nga DOSJA
Takimi me Venecian, Meta në konferencë: Të hënën

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, dy ditë pas raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar për Shkarkimin e tij ka dalë në një konferencë për mediat. Meta nga selia e Presidencës, ka folur për takimin që ka patur me anëtarët e Komisionit të Venecias, dhe shtoi se kishte patur një bisedë të frytshme.

Bashkëpunimi i Presidentit të Republikës me Komisionin e Venecias do të jetë i shkëlqyer. Duke nisur nga dita e hënë do të keni dokumente për misionin e “Venecias” në Tiranë, do jenë dokumente në shqip dhe anglisht që do ndihmojnë këtë çështje. Kemi të bëjmë me një çështje shumë të rëndësishme dhe kemi të bëjmë më një kauzus në fushën e së drejtës.  Gjithçka do të jetë në dispozicionin tuja hde mbarë opinionit publik“, u shpreh Meta.

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat është shprehur i bindur se nuk shkarkohet. Meta tha se të hënën do publikojë dokumentet që do të dërgohen në Venecia. Ai tha se takimi me anëtarët e Komisionit ishte shumë i frytshëm dhe është i gatshëm që të shkoj në Venecia në 11 tetor. Meta më tej u shpreh se i gjithë debati për shkarkimin e tij bëhet për ta shmangur debatin për datën 18 tetorin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta ne konference konferenca e metes 11 shtator 2019 shkarkimi i metës ilir meta ilir meta ne konference konferenca e metes 11 shtator 2019 shkarkimi i metës

Sondazh

Poll