Politike

Propagandë dhe deluzion, Erion Veliaj në deliret e Kim Jong-Un, çmimet që s’ekzistojnë “mbytin” Tiranën

11 Shtator 2019, 13:51 Nga DOSJA
Propagandë dhe deluzion, Erion Veliaj në deliret e Kim Jong-Un,

Fitoret e Erion Veliajt dhe trofetë që ai po sjell në Tiranë, kanë filluar të ngjajnë si dy pika uji me ato të Koresë së Veriut.

Vendi aziatik, i zhytur në diktaturë të thellë dhe në mungesë totale të informacionit, është bërë i njohur tashmë për sukseset imagjinare që përcillen vetëm nga ekrani shtetëror.

Siç mund ta shihni tek The Sun, ata kanë fituar kupën e Botës në futboll dhe dhjetra medalje olimpike, sipas propagandës, ndërsa realiteti që e shohim të gjithë është komplet i kundërt.

Rilindja në përgjithësi, por Veliaj në veçanti, po e bëjnë këtë më Shqipërinë.  Kështu vetëm pak ditë më parë, ai erdhi me një çmim të OKB për menaxhimin e financave publike, megjithëse realiteti që shohim është krejt i kundërt.

Nxjerr në ekranet e kontrolluara prej tij pyllin orbital megjithëse Tirana zhytet çdo ditë e më shumë në beton, pluhur dhe smog.

Këto mashtrime alla Kim Jong-un, që zbulohen përditë, po e bëjnë qesharak kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe propagandën e tij.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike cmimet e veliajt erion veliaj kim jong un cmimet e veliajt erion veliaj kim jong un

Sondazh

Poll