Bota

Sulmi me armë në Shtërpcë, Lista Serbe: Pasojë e politikës anti-serbe të Kurtit

Ata fajësojnë politikën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e cila sipas tyre është anti-serbe.

6 Janar 2023, 18:54 Nga A.B
Sulmi me armë në Shtërpcë, Lista Serbe: Pasojë e
Lista Serbe

KOSOVË- Lista Serbe ka dënuar ashpër sulmin që ka ndodhur në komunën e Shtërpcës, ku dy djem kanë mbetur të plagosur. Përmes një reagimi zyrtar, ata fajësojnë politikën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e cila sipas tyre është anti-serbe.

“Lista Serbe dënon ashpër tentativën e vrasjes së djemve serbë në fshatin Gotovushë dhe kërkon që urgjentisht të gjenden dhe të ndëshkohen përgjegjësit e këtij krimi brutal dhe të tmerrshëm. Në ditën e Krishtlindjes, kur fëmijët serbë po ktheheshin nga Badnjaku, pranë tyre u ndal një automjet me dy shqiptarë, të cilët i kërcënuan dhe më pas u përpoqën t'i vrisnin duke i qëlluar. Me atë rast u plagosën të dy djemtë”, thuhet në njoftim.

'Sulmi është pasojë e drejtpërdrejtë e histerisë antiserbe të nxitur nga Albin Kurti'- mbyllet njoftimi.

Dy të rinj serb janë qëlluar ditën e sotme me armë zjarri në afërsi të Shtëpcës në Kosovë, nga një makinë në lëvizje. Dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar nga një shqiptar, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur dy serbët. Ky person, dyshohet se është pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

plagosen dy serbet ne kosove lista serbe

Sondazh

Poll