Sport

"I kam futur dorën brenda të brendshmeve!” Dani Alves hedh poshtë akuzat për sulm seksual në një disko të Barcelonës… (video)

Mbrojtësi brazilian konfirmon se ishte në klubin e Barcelonës, por garanton se nuk e njeh as gruan në fjalë që e akuzon.

6 Janar 2023, 12:24 Nga DOSJA

 

"I kam futur dorën brenda të brendshmeve!” Dani Alves hedh

SPANJE - Pasi u akuzua për sulm seksual ndaj një gruaje të re në një klub të njohur në Barcelonë, në orët e para të 30 deri më 31 dhjetorit, Dani Alves vendosi të mbrohet në një program televiziv në Spanjë.

Pas disa ditësh heshtje, mbrojtësi 39-vjeçar brazilian, i cili aktualisht përfaqëson Pumas në Meksikë, vendosi të shpjegojë. “Së pari dua të mohoj gjithçka”,- ka shpjeguar ai në një video që e ka filmuar vetë.

"Po, isha atje me njerëz të tjerë, duke u argëtuar. Dhe kushdo që më njeh, e di që më pëlqen të kërcej. Kam kërcyer dhe argëtuar, pa pushtuar hapësirën e askujt. Nuk e di kush është ajo zonjë. Në banjë dhe nuk ke pse të pyesësh kush është. Nuk kam ngacmuar kurrë askënd. Si do ta bëja me një femër apo me një vajzë? Jo, për hir të Zotit”,- siguroi ai.

Gruaja e re e akuzon Dani Alves se i ka "futur dorën brenda të brendshmeve", diçka që lojtari e mohon me forcë. Braziliani shpjegoi gjithashtu se këto akuza “po i shkaktojnë dëm. Sidomos ata më të afërt me mua. Ata e dinë se kush jam".

Joana Sanz, gruaja e Dani Alves, megjithatë ka fshirë llogarinë e saj në Instagram.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll