Sport

Ish-trajneri i Al Nassr: “Të mendosh se CR7 po bën një hap prapa është qesharake”

Raul Caneda nënvizon se ndërkombëtari portugez do të ketë një kampionat “shumë kërkues” përpara

6 Janar 2023, 12:52 Nga DOSJA

Ish-trajneri i Al Nassr: “Të mendosh se CR7 po bën një hap

ARABIA SAUDITE - Raul Caneda, ish-trajneri i Al Nassr, beson se kalimi i Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite "nuk është një hap prapa" në karrierën e portugezit. Në një intervistë për ‘AS’, spanjoli, i cili ka drejtuar klubin në vitet 2014 dhe 2016, thekson se CR7 do të ketë një kampionat shumë kërkues përpara tij.

“Pjesërisht po, pjesërisht jo”,- nisi duke thënë Caneda, i pyetur nëse transferimi i Cristiano Ronaldos e kishte zënë në befasi. “E dija që në Arabinë Saudite kishte një synim për t'i dhënë një dimension më të madh kampionatit dhe nuk e kam fjalën vetëm financiarisht, sepse në këtë aspekt potenciali është i jashtëzakonshëm. Po flasim për kampionatin më të rëndësishëm në Azi”.

Pavarësisht se ka lënë Premier League për të shkuar në Arabinë Saudite, ish-trajneri Raul Caneda garanton se vendimi i CR7 "nuk është një hap prapa". "Pashë Iniesta, Xavi dhe Raul duke shkuar në liga më pak të forta dhe askush nuk e tha këtë. Ronaldo do të ketë kontratën më të mirë në historinë e futbollit. Këto lloj opinionesh lidhen edhe me debatin Messi-Cristiano. Iniesta nuk shkoi në Japonia për të ngrënë sushi, supozoj se e bëri për para. Të mendosh se Ronaldo, në moshën 38-vjeçare, bëri një hap prapa, është pak qesharake”.

Ish-trajneri i Al Nassr: “Të mendosh se CR7 po bën një hap
Spanjoli Raul Caneda, ish-trajner i Al Nassr

53-vjeçari Caneda shpjegon gjithashtu se çfarë kampionate e pret sulmuesi portugez. "Është një kampionat shumë kërkues. Duhet të dallohen qartë vendet në atë rajon. Arabia Saudite është më e madhja dhe ka një traditë shumë të rëndësishme. Për mua, futbolli atje është i barabartë me atë të Turqisë. Ka fuqi të madhe ekonomike dhe është e vështirë që lojtarët e mirë të largohen, sepse priten jashtëzakonisht mirë”, përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll