Sport

Pepe te Al Nassr? Cristiano Ronaldo kërkon ta tërheqë edhe ‘aleatin’ tij në Riad…

Shtypi spanjoll bën të ditur, se CR7 synon ta ketë Pepen te Al Nassr, pavarësisht se është mbi 40 vjeç

6 Janar 2023, 11:40 Nga DOSJA
Pepe te Al Nassr? Cristiano Ronaldo kërkon ta tërheqë edhe

PORTUGALI - Kalimi i Cristiano Ronaldos te Al Nassr me një kontratë milionerësh, unike në historinë e futbollit, tashmë ka drejtuar fokuse të tjera drejt Portugalisë, pasi pikërisht në Porto luan një nga aleatët më të mëdhenj të CR7, i cili nuk e fshehu kurrë afërsinë dhe respektin për mbrojtësin qendror të ‘Dragonjve’.

Shtypi spanjoll bëri të ditur, se Cristiano Ronaldo synon ta ketë Pepen te Al Nassr, pavarësisht se është mbi 40 vjeç dhe për aq sa është arritur të mësohet, një qasje e tillë i është bërë mbrojtësit të kombëtares portugez dhe kapitenit të FC Porto.

Pepe do ta ketë hedhur poshtë këtë ndryshim, edhe para se ta shohë rinovimin e tij të zyrtarizuar, gjë që bëri që Al Nassr t'i drejtonte bateritë nga Sergio Ramos. Por asgjë nuk është ende përfundimtare, Pepe i cili përfundon kontratën e tij në fund të sezonit, i njeh synimet e Portos dhe është rehat në qytet dhe në klub. Por, megjithatë deri tani nuk dihet asgjë, paratë që fryjnë nga Arabia, arrijnë me shuma të paimagjinueshme... 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll