Bota

Armëpushimi i Rusisë/ OKB: Do të shfrytëzojmë kohën për të ndihmuar ukrainasit

Rusia njoftoi armëpushimin 36-orësh që të përkonte me festimet e Krishtlindjeve Ortodokse – por Ukraina dhe Perëndimi e kanë akuzuar atë për motive të fshehta.

6 Janar 2023, 14:48 Nga a.l
Armëpushimi i Rusisë/ OKB: Do të shfrytëzojmë
Ukrainë

UKRAINË- Një zyrtar i OKB-së ka mirëpritur lajmin për armëpushimin e përkohshëm të thirrur nga Rusia. Martin Griffiths, koordinatori i ndihmës emergjente të OKB-së, tha se do të siguronte një mundësi për të dërguar një kolonë ndihme shumë të nevojshme për njerëzit. Ai është shprehur se për shkak të sulmeve dhe luftës nuk kanë gjetur kohën dhe mundësinë për të dërguar ndihmat ukrainasve më parë, shkruan skynews. 

Nga ana tjetër këta të fundit kanë ngritur dyshime nëse Rusia do ta respektojë plotësisht armëpushimin pasi alarmet për sulm ajror janë duke u dëgjuar në të gjithë vendin. Rusia njoftoi armëpushimin 36-orësh që të përkonte me festimet e Krishtlindjeve Ortodokse – por Ukraina dhe Perëndimi e kanë akuzuar atë për motive të fshehta. Krishtlindjet ortodokse zakonisht festohen më 7 janar, megjithëse disa ukrainas festuan më 25 dhjetor në një lëvizje larg nga traditat ruse./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll