Bota

PAMJET- Të shtëna me armë gjatë xhirimit të klipit të reperit French Montana, 10 persona të plagosur

Mes personave të lënduar, besohet se është dhe reperi Rob49.

6 Janar 2023, 14:10 Nga A.B
PAMJET- Të shtëna me armë gjatë xhirimit të klipit
French Montana

SHBA- Mbi 10 persona kanë mbetur të plagosur gjatë xhirimeve të klipit të reperit French Montana. Ngjarja sipas mediave amerikane, ka ndodhur në Miami Gardens. Policia e Miami Gardens konfirmoi se ata iu përgjigjën një telefonate ShotSpotter para orës 20:00 në The Licking Miami Gardens në Northwest 27th Street, sipas Detective Diana Gourgue.

Policia tha se një sherr filloi në një vend tjetër dhe përfundimisht në restorant, ku ndodhi të shtënat. Disa viktima u plagosën, ndërsa gjendja e tyre nuk dihet. Policia nuk e ka konfirmuar numrin e saktë mirëpo sipas asaj që përflitet, thuhet se të plagosur janë mbi 10 persona.

Xhirimet e klipit të reperit të njohur më pas u zhvendosën në The Licking. Mes personave të lënduar, besohet se është dhe reperi Rob49.

Asnjë arrestim nuk është bërë pas plagosjeve masive. 

french montana

Sondazh

Poll