Bota

Mjeku e paraqiti si sukses në rrjetet sociale/ Pacienti ndërron jetë disa orë pas operacionit, prokuroria nis hetimet

Drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj ka deklaruar sot se mjekët që e kanë kryer këtë operacion nuk janë kompetent për këtë intervenim, pasi nevojitet përvojë e gjatë dhe ekspertizë.

6 Janar 2023, 12:11 Nga I.A
Mjeku e paraqiti si sukses në rrjetet sociale/ Pacienti ndërron
Operacioni

KOSOVË-  Kardiokirurgu i Klinikës së Kardiokirurgjisë në QKUK, Kushtrim Shala, e kishte shpërndarë një operacion të kryer si sukses profesional në rrjete sociale, por pacienti kishte ndërruar jetë disa orë pas intervenimit. Vdekja e pacientit mori vëmendje të madhe dhe Shala mori kritika dhe edhe nga kolegët e tij. Drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj ka deklaruar sot se mjekët që e kanë kryer këtë operacion nuk janë kompetent për këtë intervenim, pasi nevojitet përvojë e gjatë dhe ekspertizë.

“Mjekët që e kanë kryer këtë operacion nuk janë kompetent për ndërhyrje të tilla sepse ata kanë vështirësi edhe në procedura standarde. Të hysh në një procedurë të tillë pa pasur përvojën e duhur dhe ta paraqitësh si sukses, e pacienti ndërron jetë pas disa orësh, kjo me të vërtetë është hipokrizi”, ka deklaruar Brahimaj.

Një reagim ka pasuar nga Shala këtë mbrëmje, i cili i ka drejtuar një përgjigje të ashpër Brahimajt, i cili sipas tij, ka thirrur mediat nga pushimi vjetor për t’u folur lidhur me operacionin e tij. Shala ka thënë se operacioni i diseksionit akut aortik, që e ka kryer ai, është jashtëzakonisht vdekjeprurës nëse nuk trajtohet me kohë.

Pas thirrjes për konsultë urgjente nga Kardiologjia, e kam parë pacientin dhe kam vendosur indikaconin për operim emergjent. Pacienti ishte në margjinat e jetës. Ishte në iskemi të të gjitha organeve të trupit, me paralizë të extremiteteve të majta, shok kardiogjen, hypotension (për shkak të tamponadës)”, ka thënë ai.

Operacioni nuk dihet nëse ka pasur sukses, sepse pacienti ka vdekur pas disa orësh. Ndaj Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë që të kryejë hetime nëse ka pasur vepër penale. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme, me qëllim të sqarimit të kësaj çështje dhe eventualisht në rast të paraqitjes së elementëve të ndonjë vepre penale, do të veprohet tutje me këtë rast”.

kushtrim shala rifat brahimaj

Sondazh

Poll