Bota

Izraeli liron palestinezin që e mbajti në burg për 40 vjet

Ministri Aryeh Deri i tha Avokatit të Popullit se do të dërgonte një mesazh të rëndësishëm për ata që "janë bërë simbol për kryerjen e akteve kriminale të terrorit".

6 Janar 2023, 07:49 Nga F.M
Izraeli liron palestinezin që e mbajti në burg për 40 vjet
Karim Younis

IZRAEL- Palestinezi që është mbajtur më gjatë nga Izraeli në burg, është liruar pas 40 vjetësh. Karim Younis kaloi 40 vjet në burg pasi u dënua për rrëmbimin dhe vrasjen e ushtarit izraelit Avi Bromberg në vitet 1980.

Ai u bë një figurë e rëndësishme në burg, duke shkruar vepra politike dhe duke bërë thirrje për marrëveshje me Izraelin. Younis mban nënshtetësinë izraelite, por ministri i brendshëm i Izraelit ka kërkuar që ajo t’i hiqet.

Ministri Aryeh Deri i tha Avokatit të Popullit se do të dërgonte një mesazh të rëndësishëm për ata që "janë bërë simbol për kryerjen e akteve kriminale të terrorit".

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas tha se Younis "përfaqëson një simbol të popullit palestinez dhe popullit të lirë të botës në këmbëngulje".

Mediat izraelite raportuan se Younis u lirua në qytetin qendror të Izraelit Raanana para agimit të së enjtes pa u njoftuar familja e tij, për të parandaluar festimet.

Ai u përshëndet më vonë nga të afërmit dhe miqtë në fshatin e tij të lindjes Ara, në Izraelin verior, ku policia është udhëzuar nga ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir për të monitoruar pritjen që ai merr.

karim younis

Sondazh

Poll