Bota

OKB-ja mirëpret armëpushimin në Ukrainë

Ukraina hodhi poshtë më herët njoftimin e presidentit rus Vladimir Putin për një armëpushim 36-orësh të premten dhe të shtunën, duke thënë se nuk do të ketë armëpushim derisa Moska të tërheqë forcat e saj nga territoret e pushtuara.

5 Janar 2023, 20:38 Nga k.m.
OKB-ja mirëpret armëpushimin në Ukrainë
Foto ilustruese

GJENEVË- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se do të mirëpriste çdo armëpushim në Ukrainë me rastin e kremtimit të Krishtlindjeve Ortodokse.

Ukraina hodhi poshtë më herët njoftimin e presidentit rus Vladimir Putin për një armëpushim 36-orësh të premten dhe të shtunën, duke thënë se nuk do të ketë armëpushim derisa Moska të tërheqë forcat e saj nga territoret e pushtuara.

Lideri rus urdhëroi sot armëpushim në Ukrainë, i cili do të zgjasë një ditë e gjysmë (36 orë). Armëpushimi, njoftoi Kremlini, u urdhërua nga Putini për të shënuar Krishtlindjet, të cilat të krishterët ortodoksë i festojnë të shtunën.

okb lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll