Bota

Vdekja e dyshimtë e 1-vjeçarit në çerdhe, arrestohen 6 gra në Britaninë e Madhe

Ngjarja e rëndë u shënua në 9 Dhjetor të 2022-it dhe policia nisi menjëherë hetimet për vdekjen e vogëlushit.

5 Janar 2023, 22:33 Nga k.m.
Vdekja e dyshimtë e 1-vjeçarit në çerdhe, arrestohen 6
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Vdekja e një djali 1-vjeçar në një çerdhe po trajtohet si “e dyshimtë” nga Policia, e 6 gra janë të arrestuara në lidhje me ngjarjen. Policia e West Midlands tha se një hetim penal filloi pas vdekjes së vogëlushit më 9 dhjetor dhe një inspektimi pasues të Ofsted.

Sipas mediave të huaja, Policia tha se tre gra – të moshës 20, 23 dhe 50 – u arrestuan më 16 dhjetor nën dyshimin për vrasje të rëndë nga pakujdesia dhe më vonë u liruan me kusht. 3 gra të tjera – të moshës 51, 53 dhe 37 – u arrestuan të mërkurën, po për të njëjtën akuzë. Ngjarja e rëndë u shënua në 9 Dhjetor të 2022-it dhe policia nisi menjëherë hetimet për vdekjen e vogëlushit.

Çerdhja u mbyll në 14 Dhjetor dhe tre gra, punonjëse në këtë ambient u arrestuan me dyshimin e fortë për vrasje nga pakujdesia. Në mungesë të provave, ato u liruan më vonë me kusht. Express & Star shkruan se dje janë arrestuar dhe 3 gra të tjera për rastin, të dyshuara për vrasjen e të miturit.

Një zëdhënës i autoriteteve policore u shpreh se nuk do të komunikohen detaje mbi ngjarjen e rëndë pasi hetimet nuk janë mbyllur, megjithatë kanë nisur një sërë procedurash për t’u siguruar që fëmijët e tjerë të ndodhur në këtë çerdhe nuk rrezikohen në asnjë lloj mënyre.

angli

Sondazh

Poll