Bota

Gladiator 2- Çfarë pritet dhe cilët aktorë do të marrin rolet

Filmi do të fokusohet në historinë e Lucius, nipit të Commodus, i cili u luajt nga Joaquin Phoenix në filmin e vitit 2000.

5 Janar 2023, 23:00 Nga k.m.
Gladiator 2- Çfarë pritet dhe cilët aktorë do të
Russell Crowe

SHBA- “Gladiatori” rikthehet nga viti i largët 2000 në ekranin e madh dhe sipas mediave ndërkombëtare tashmë ka nisur kastigu për vazhdimin e filmit shumëçmuar me Russell Crowe. Regjisori i filmit të parë, Sir Ridley Scott, kishte shpallur se shumë shpejt do të kthehej me Gladiator 2.

Regjisori 85-vjeçar raportohet se ka kohë që po përgatit skenarin, ndërsa në muajt në vijim do të zgjidhen aktorët e duhur dhe filmi do të hyjë gradualisht në fazën e prodhimit. Detajet e komplotit për vazhdimin e shumëpritur nuk janë publikuar, megjithatë, siç u bë me dije, Russell Crowe, i cili luajti në filmin e parë, nuk do të kthehet. Sipas asaj që është zbuluar, filmi do të jetë për historinë e Lucius, nipit të perandorit tiranik Commodus, i cili u mishërua në filmin e vitit 2000, Joaquin Phoenix.

Connie Nielsen pritet të rikthehet në rolin e nënës së Lucius, Lucilla; e po ashtu do ketë sërish rolin e tij edhe Djimon Hounsou, i cili luante Juba, një skllav që ishte afruar me Maximus. Filmi i parë pati 11 nominime për Oscar duke fituar 5 prej tyre, duke përfshirë filmin më të mirë dhe aktorin më të mirë për Russell Crowe.

russell crowe

Sondazh

Poll