Sport

Shqipëria madhështore në ‘Elbasan Arena’, shkatërron Islandën me 4 gola (FOTO)

10 Shtator 2019, 16:44 Nga DOSJA

ELBASAN- Më në fund Shqipëria ësthë tkheuyr tek fitorja dhe ka harruar atë ndeshje turpëruese në Francë. Në stadiumin ‘Elbasan Arena’ kuqezinjtë arritën të gjenin rrjetën 4 herë. Ishte Kastriot Dermaku që në minuta e para që zhbllokoi rezultatin dhe ngriti në këmbë të gjithë stadiumin. Por festa nuk zgjati shumë, pasi Islanda barazoi.

Më pas erdhi radha e kapitetin Elseid Hysaj për të shënuar pas një aksioni model. Por me nisjen e pjesës së dytë Shqipëria u duk sikur ishte në gjumë dhe islandezët shënojnë përsëri pas hapësirave të lënë në mbrojtje.

Kur u duk se sfida do të mbyllej në barazim, Odise Roshi i sapo hedhur në fushë pas një topi të marrë arriti të driblonte kundërshtarin dhe topi i tij shkoi në rrjetët. Festë ne Elbasan dhe në të gjithë vendin. Por kur ende nuk ishte shuar jehona e këtij goli Cikalleshi arriti që të gjentë rrugën e rrjetës.

Shqipëria në këtë mënyrë arrin që të fitojë me rezultatin 4 me 2 kundër Islandës dhe shkon në uotën e 9 pikëve, por qëndron sërish në vendin e katërt. Ndërkohë nga ana tjetër Franca ka fituar me Andorrën, dhe Turqia ka shkatërruar Moldavinë.

 

 

 

KOMENT

1- Nis sfida

32′  Dermaku që ka shënuar me kokë dhe nga ngritur në këmbë të gjithë stadiumin. 

45′ Mbyllet pjesa e parë 1-0

46′ Nis pjesa e dytë

47′ Shënon Islanda dhe barazohet gjithça. Autori i golit Arnason

52′ Shënon kapiteni Elseid Hysaj.

58- Barazohet gjithçka. Sigthorsson përfiton nga mbrojtja shqiptare. 

79′ Odise Roshi shënon një gol fantastik, 3 me 2 rezultati.

83′ Cikalleshi arrin të shënojë. Shqipëria shkon në 4 gola.

90+5′ mbyllet sfida, Shqipëria fiton kundër Islandës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport edy reja elseid hysaj euro 2020 kastriot dermaku ndeshja shqipëri islandë odise roshi sokol cikalleshi edy reja elseid hysaj euro 2020 kastriot dermaku ndeshja shqipëri islandë odise roshi sokol cikalleshi

Sondazh

Poll