Bota

Ukraina hedh poshtë propozimin rus për armëpushim 36-orësh, këshilltari i Zelenskyy-t: Mbani për vete hipokrizinë tuaj

Mykhailo Podolyak shkroi në rrjetet sociale se një ‘armëpushim i përkohshëm’ do të ishte i mundur vetëm kur Rusia të largohej nga territori që ka pushtuar në Ukrainë.

5 Janar 2023, 20:12 Nga A.B
Ukraina hedh poshtë propozimin rus për armëpushim 36-orësh,
Tank

UKRAINË- Një zyrtar i lartë ukrainas e ka hedhur poshtë propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin për armëpushim 36 orësh. Mykhailo Podolyak shkroi në rrjetet sociale se një ‘armëpushim i përkohshëm’ do të ishte i mundur vetëm kur Rusia të largohej nga territori që ka pushtuar në Ukrainë.

‘Federata Ruse duhet të largohet nga territoret e pushtuara – vetëm atëherë do të ketë një ‘armëpushim të përkohshëm’, tha ai.

‘Mbani për vete hipokrizinë tuaj’, shkroi këshilltari presidencial në llogarinë personale në Twitter.

Putin ka urdhëruar ministrin e Mbrojtjes të ndal sulmet gjatë 36 orëve të ardhshme në mënyrë që të kalojnë në paqe Krishtlindjet Ortodokse. Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme material.

lufta ukraine-rusi mykhailo podolyak vladimir putin

Sondazh

Poll