Aktualitet

Panë derbin “El Classico” me paratë e biznesmenit, Krimet e Rënda kërkojnë burg për 3 gjyqtarët e Durrësit

11 Shtator 2019, 11:58 Nga DOSJA
Panë derbin “El Classico” me paratë e biznesmenit, Krimet

TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën për 3 gjyqtarët e Durrësit që akuzohen për korrupsion.

Bëhet fjalë për Kliton Spahiun, Petraq Dhimitrin dhe Petrit Çenon, të cilët akuzohen se kanë dalë jashtë vendit me paratë e një biznesmeni.

Krimet e Rënda kanë kërkuar 3 vite burg për Petrit Çenon dhe Petraq Dhimitrin, ndërsa për Kliton Spahiu kërkohen 3.6 vite heqje lirie. 

Organi i akuzës nuk ka kursyer as biznesmenin Namik Sadikun, për të cilin kanë kërkuar burg për 2 vite. 

Ndërkohë Gjykata e Apelit në Durrës, ka pranuar kërkesën e tyre për gjykim të shkurtuar, duke bërë që secili prej tyre të përfitojë 1/3 e dënimit. 

Gjyqtarët u vunë në hetim pasi dyshohet se me paratë e biznesmenit kanë parë derbin “Real Madrid – Barcelona” katër vite më parë. Si biznesmeni ashtu dhe gjyqtarët e kanë mohuar akuzën, por ata janë vënë nën akzuzë dhe për korrupsion aktiv. Në kohën që është bërë lëvizja për në Spanjë, Sadiku ishte nën hetim prej tyre.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet el clasico gjyqtaret e elclasico kliton spahiu petraq dhimitri petrit ceno el clasico gjyqtaret e elclasico kliton spahiu petraq dhimitri petrit ceno

Sondazh

Poll