Aktualitet

‘Biznesmenët, ata me pushtet dalin për 24 orë’, letra e të dënuarve në Burrel për Gjonajn: Gjyqtarët që na dënuan,

11 Shtator 2019, 10:21 Nga DOSJA

BURREL- Dosja.al sjell letrën që një grup i të burgosurve në burgun e Burrelit i ka dërguar ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.  Letra, e firmosur nga disa të dënuar për trafik droge dhe vrasje, ka në thelb kërkesën e tyre për të përfituar amnisti.

Ata akuzojnë gjykatat se nuk iu kanë dhënë vendime të drejta, si dhe denoncojnë se biznesmenët dhe të fortët arrijnë të dalin nga burgu brenda 24 orëve.  Të dënuarit thonë se gjykatësit që i kanë dënuar, kanë rezultuar si të korruptuar nga Vettingu, e ndaj për t’a shpresa e fundit është aministia.

“Ne të dënuarit e B.Burrelit kërkojmë një amnisti gjithëpërfshirëse, 3 vjet e përgjithshme, sepse janë dhënë dënime kapitale për hallexhinjtë. Kurse biznesmenët dhe ata që kanë para, që kanë mbështetjen e pushtetit dalin për 24 orë deri në 20 ditë.

Shumica e gjyqtarëve dhe prokurorirëve që na kanë dënuar kanë dalur të korruptuar nga Vettingu. Shpresa jonë e fundit është vetëm tek amnistia, sepse gjykatat nuk na japin të drejtat tona që na takojnë, dënim me kusht, ose shërbim prove.”-thuhet në letër.

Mes firmëtarëve është Alban Shkreta, i dënuar për vrasje, po ashtu Mirash Miza, Elvi Bici, pjesëmarrës në grabitjen e zyrës së pensioneve në Bulqizë, dhe të tjerë emra të njohur të arrestuar për disa ngjarje kriminale.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet etilda gjonaj kerkesa per amnisti te denuarit e burrelit etilda gjonaj kerkesa per amnisti te denuarit e burrelit

Sondazh

Poll