Aktualitet

Gara për Gjykatën e Lartë, zbardhen emrat e 8 kandidatëve që kalojnë në fazën e dytë

11 Shtator 2019, 10:23 Nga DOSJA
Gara për Gjykatën e Lartë, zbardhen emrat e 8 kandidatëve

TIRANË– Këshilli i Lartë i Gjyqësor ka publikuar listën me 8 kandidatët që kalojnë në fazën e dytë të garës për një vend në Gjykatën e Lartë.

Në mbledhjen e sotme të KLGJ-së është shqyrtuar lista me 22 kandidatë, prej të cilëve 13 janë skualifikuar pasi nuk përmbushin kriteret, ndërsa një tjetër ka dhënë dorëheqjen.

Në fazën e dytë të procesit kualifikohen: Theodhori Sollaku, Kestrin Katro, Sokol Sadushaj, Jetmira Rragami, Ervin Pupe, Rezarta Melo, Ardita Arsula dhe Ilir Panda.

Gjithashtu gjatë mbledhjes së sotme u shqyrtua edhe përjashtimi nga sistemi i gjyqtarëve Margarita Buhali dhe Edmond Islamajt. 

Këshilli i Lartë Gjyqësor është një nga institucionet e reja të Reformës në Drejtësi, që ka për detyrë të plotësojë edhe vendet bosh në gjykata. Pas edhe kërkesës e kritikave të presidentit Ilir Meta, KLGJ po vijon punën për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë. Meta kritikonte rekomandimet e misionit të ekspertizës së BE-së “Euralius V” per të tejkaluar fazën emergjente.

Gjykata e Lartë duhet të funksionojë me 19 anëtarë, ku 16 prej tyre duhet të jenë gjyqtarë karriere dhe 3 nga avokatia, shoqëria civile, pedagogë ose jurist i shquar me mbi 15 vjet punë.

Të parët që do të zgjidhen për anëtarë të kësaj gjykate, do të jenë 3 anëtarët që vijnë nga jashtë sistemit të drejtësisë. Deri më tani Gjykata e Lartë ka në përbërjen e saj vetëm një anëtar dhe ai është Ardian Dvorani, të tjerët janë shkarkuar nga Vettingu. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e lartë klgj vettingu gjykata e lartë klgj vettingu

Sondazh

Poll