Sport

Mbappé dhe Hakimi të kamufluar, shetisin pa u vënë re në ‘Times Square’ të Nju Jorkut

Lojtarët e PSG-së kanë veshur kapuçët dhe kanë dalë për shëtitje në Nju Jork, ku kanë shetitur si të panjohur.

4 Janar 2023, 20:30 Nga DOSJA

Mbappé dhe Hakimi të kamufluar, shetisin pa u vënë re

SHBA - Kylian Mbappé dhe Achraf Hakimi po shijojnë pushimet në Nju Jork. Të dielën, ata mund të shiheshin duke shijuar një natë NBA në stadiumin Brooklyn Nets në ndeshjen kundër San Antonio Spurs. Tani, lojtarët e PSG-së vendosën kapuçin dhe dolën për të vizituar ‘Times Square’, ku kaluan pa u vënë re.

Francezi, i veshur me një maskë skijimi dhe marokeni, i cili veshi kapuç dhe maskë, pozuan si turistë, teksa shëtisnin rrugëve të Manhatanit. Dhe kjo ide e zgjuar rezultoi e suksesshme, pasi ata mundën të kalonin nëpër turmë të panjohur dhe të shijonin shfaqjen e disa artistëve të rrugës, pa iu kërkuar një foto. Për të mos u besuar…

Mbappé dhe Hakimi të kamufluar, shetisin pa u vënë re
Mbappé dhe Hakimi në stadiumin e Brooklyn Nets.

Pas përfundimit të Kupën e Botës “Katar 2022”, sulmuesi Kylian Mbappé iu bashkua menjëherë seancave stërvitore me skuadrën pariziene. Për këtë arsye tani, dy javë më vonë, ai vendosi të pushonte dhe zgjodhi si destinacion Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku udhëtoi i shoqëruar nga miku dhe bashkëlojtari i tij Hakimi, i cili luajti shtatë ndeshje në Katar me skuadrën marokene.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll