Bota

Lufta në Ukrainë, 'goditje' për Putin vriten 80 trupa ruse në Zaporizhia 

Ushtria ukrainase njoftoi se që nga shtatori i kaluar ka rrëzuar më shumë se 540 dronë të prodhuar nga Irani dhe rreth 500 raketa lundrimi.

4 Janar 2023, 20:19 Nga A.B
Lufta në Ukrainë, 'goditje' për Putin vriten 80 trupa
Ushtria

UKRAINË- Dhjetra të vdekur dhe të plagosur janë numëruar nga trupat ruse në Zaporizhia pasi ushtria ukrainase goditi qytetin Tokmak. Gjatë sulmit me raketa ukrainase mbetën të vrarë ose të plagosur 80 persona, raporton CNNgr.

Agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi se ukrainasit goditën një spital në qytetin Tokmak, por askush nuk u lëndua, duke cituar një punonjës spitali. Nga ana e saj, Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se si pasojë e goditjes kanë mbetur të vrarë pacientët dhe komandanti i brigadës ushtarake, Aleksandër Seikaev. Megjithatë, ai nuk ka specifikuar numrin e viktimave.

Në të njëjtën kohë, ushtria ukrainase njoftoi se që nga shtatori i kaluar ka rrëzuar më shumë se 540 dronë të prodhuar nga Irani dhe rreth 500 raketa lundrimi.

Presidenti francez Emmanuel Macron i njoftoi sot homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy se Parisi do të dorëzojë "tanke të lehta" të prodhimit francez në Ukrainë.

"Presidenti donte të përforconte këtë ndihmë (ushtarake) të dhënë tashmë për Kievin duke rënë dakord të dorëzonte tanke të lehta AMX-10 RC," njoftoi presidenca franceze.

lufta ukraine-rusi zaporizhia 

Sondazh

Poll