Bota

VIDEO- Tërhoqi vëmendjen e garuesve me veshjen e saj, dhunohet brutalisht 17-vjeçarja në Irak

Turma sulmoi 17-vjeçaren pasi shpërqëndroi motoçiklistet me veshjen e saj.

4 Janar 2023, 19:12 Nga A.B
VIDEO- Tërhoqi vëmendjen e garuesve me veshjen e saj, dhunohet
Dhuna ndaj 17-vjecares

IRAK- Skena që të kujtojnë mizoritë në Iran me ekzekutimin e 22-vjeçares Mahsha Amin, kanë ndodhur dhe në Irak. Këtë herë, qindra burra, siç shihet në imazhet në rrjetet sociale – ndoqën dhe sulmuan një vajzë 17-vjeçare në Irak, sepse ajo ishte veshur “në mënyrë të papërshtatshme”.

Ngjarja tronditëse ndodhi në një garë me motoçikleta në rajonin kurd Sulaymaniyah të Irakut.

Turma e sulmoi 17-vjeçaren sepse ajo po u “tërheqte vëmendjen” motoristët me veshjen e saj “të pahijshme”. 

Në video shihet vajza që tenton të arratiset ndërsa meshkujt e ndjekin, e rrethojnë, e shkelmojnë dhe e quajnë “bushtër”. 

Vajza shoqërohej nga shoku i saj, i cili tentoi të ndërhynte por edhe ai u dhunua dhe u godit me thikë nga turma. Për këtë sulm, 16 burra u arrestuan nga policia lokale.

irak dhunohet 17-vjecarja ne irak

Sondazh

Poll