Bota

Shpërthimi i Covid në Kinë, bie çmimi i naftës

Çmimi i naftës Brent të Detit të Veriut, për dërgesat e marsit, ra me 4.86% në 78.11 dollarë për fuçi.

4 Janar 2023, 19:18 Nga A.B
Shpërthimi i Covid në Kinë, bie çmimi i naftës
Nafta

Rënie të ndjeshme shënoi sot çmimi i dy vajrave referencë botërore, për shkak të situatës shëndetësore në Kinë. Pekini, importuesi më i madh i naftës së papërpunuar në botë, është përballur me një rritje të madhe të rasteve me Covid-19 kohët e fundit.

Rreth orës 18:00, nafta e papërpunuar amerikane për dorëzimin e shkurtit ra në 73,15 dollarë për fuçi, një çmim me rënie 4,91% krahasuar me mbylljen e djeshme.

Çmimi i naftës Brent të Detit të Veriut, për dërgesat e marsit, ra me 4.86% në 78.11 dollarë për fuçi.

Burimi: APE-MPE

bie cmimi i naftes

Sondazh

Poll