Bota

U arrestua pas protestave, lirohet nga burgu aktorja iraniane

38 vjeçarja, ishte mbajtur në Teheran që nga 17 dhjetori pasi kishte bërë disa postime në rrjetet sociale në të cilat ajo mbështeti protestat.

4 Janar 2023, 18:22 Nga A.B
U arrestua pas protestave, lirohet nga burgu aktorja iraniane
Tarane Alidousti

IRAN- Aktorja iraniane Tarane Alidousti u lirua sot pas tre javësh paraburgim për mbështetjen e saj të hapur për protestat në Iran.

38 vjeçarja, ishte mbajtur në Teheran që nga 17 dhjetori pasi kishte bërë disa postime në rrjetet sociale në të cilat ajo mbështeti protestat, kryesisht duke denoncuar ekzekutimin e demonstruesve, ose në të cilat ajo dukej duke hequr shaminë.

“Klientja ime u lirua sot me kusht”, tha avokati i Zahra Minou për agjencinë e lajmeve Isna.

Aktorja ishte figura më e famshme e arrestuar në lidhje me protestat. Gati 500 personalitete dhe punëtorë nga fusha e kinemasë, si aktorja franceze Marion Cotillard apo regjisori spanjoll Pedro Almodovar, kishin kërkuar në dhjetor me një letër të hapur lirimin e menjëhershëm të Alindurutit.

Tarane Alidusti njihet për rolet e saj në filmat e regjisorit Asghar Faradi, duke përfshirë "Tregtarin", i cili fitoi Oskarin për Film në gjuhë të huaj në vitin 2017.

tarane alidusti iran

Sondazh

Poll