Sport

Milani në alarm të kuq: 13 lojtarë të dëmtuar, kërkohet "Messi" i atletikës!

Në mjedis Milutinovic konsiderohet si Lionel Messi i trajnerëve të atletikë. Verën e kaluar tetë emra të mëdhenj u takuan në Beograd për të marrë ndihmë prej tij: Milenkoviç, Tadiç, Buffon, Kovacic, Brozovic, Vlahovic, Lukic dhe Nastasic punuan sipas direktivave të tij.

4 Janar 2023, 11:57 Nga DOSJA
Milani në alarm të kuq: 13 lojtarë të dëmtuar,

ITALI - Milani përpiqet të vrapojë për t'u mbrojtur dhe për të zgjidhur problemin e dëmtimeve të shumta . Sipas 'Repubblica', në shtëpinë e AC Milan ka pëshpëritje të projektit, tashmë të nisur gjatë Kupës së Botës, të një "kreu të performancës ", d.m.th një koordinatori i trajnerëve atletikë: identikiti të çon te Andreja Milutinoviç.

Fama e gurusë në Serbi dhe trajner personal të Dushan Vlahovic te Juventusi. Vetëm këtë sezon viktima të dëmtimeve muskulore kanë qenë 13 lojtarë kuqezi: Tonali, Krunic, Florenzi, Origi, Hernandez, Maignan, Messias, Kalabria, Kjaer, De Ketelaere, Diaz, Dest dhe Rebic. 

Këtyre duhen shtuar pacientin afatgjatë Ibrahimovic dhe Ballo-Touré, viktima të dëmtimeve traumatike (lëndimi i ligamentit për të parin, dislokimi i shpatullës për të dytin) dhe Saelemaekers, i cili sapo është kthyer pas rikuperimit të dëmtimit të pjesshëm të ligamentit kolateral medial, në tetor.

Në konferencën për shtyp në prag të Salernitanas, trajneri Pioli mori përgjegjësinë për humbjet e shumta: "Unë jam përgjegjës për dëmtimet. Duhet të qëndrojmë këtu dhe të analizojmë të gjitha dëmtimet individuale, por po punojmë për të ulur numrin". Tani Milani po mendon të eliminojë një murtajë që kërcënon të kushtëzojë garën e Scudettos.

Në mjedis Milutinovic konsiderohet si Lionel Messi i trajnerëve të atletikë. Verën e kaluar tetë emra të mëdhenj u takuan në Beograd për të marrë ndihmë prej tij: Milenkoviç, Tadiç, Buffon, Kovacic, Brozovic, Vlahovic, Lukic dhe Nastasic punuan sipas direktivave të tij. 

I diplomuar në Fakultetin e Sportit dhe Edukimit Fizik në Beograd në vitin 2003, në kurrikulën e tij është edhe magjistratura dhe diploma si fizioterapist. Në Milano ai nuk është një emër i ri: në vitin 2015 Milutinoviç kishte punuar në fakt për Interin e Roberto Mancinit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll