Sport

Ronaldo: "Nuk do të lejojmë fyerje raciste në entitetin tonë"

'Fenomeni' në cilësinë e presidentit të Real Valladolid, shkruan në Twitterin e tij refuzimin total të racizmit

4 Janar 2023, 11:25 Nga DOSJA
Ronaldo: "Nuk do të lejojmë fyerje raciste në entitetin

SPANJE - Ronaldo Nazario ka komentuar në rrjetet e tij sociale përmes disa postimeve në Twitter, refuzimin e tij total për fyerjet raciste që Vinicius Jr pësoi në Pucela në ndeshjen Real Valladolid kundër Real Madridit: “Tifozët tanë nuk janë të tillë dhe ata njerëz që bëjnë, nuk na përfaqësojnë”.

Si president i Real Valladolid, Ronaldo është i tronditur nga sjellja e tifozëve të tij ndaj lojtarit brazilian të Real Madridit: "E pafalshmet, e neveritshme, e turpshme, e papranueshme. Racistët dhe ksenofobët nuk na përfaqësojnë. Vini Jr, ke të gjithë mbështetjen, respektin dhe dashurinë time, Real Valladolid është në dispozicion të autoriteteve për të bashkëpunuar në hetim në mënyrë që përgjegjësit të ndahen nga Klubi”.

Lidhja denoncon fyerjet raciste ndaj Vinicius

Liga ka paraqitur ankesa për fyerje raciste kundër futbollistit brazilian të Real Madrid, Vinicius Jr. Në deklaratë thuhej: "Një kallëzim penal për krime të urrejtjes është bërë pranë Gjykatave Hetuese të Valladolidit, shoqëruar me prova audiovizuale të mbledhura, pas një kërkimi që është kryer përmes imazhe dhe zëra të publikuar në burime të hapura"

Vinicius shfaqet në Twitter
“Racistët vazhdojnë të shkojnë në stadiume dhe të shohin nga afër klubin më të madh në botë dhe LaLiga vazhdon të mos bëjë asgjë...”, shkroi braziliani në llogarinë e tij në Twitter dhe më pas shtoi: “Do të vazhdoj me kokën lart, dhe duke festuar fitoret e mia dhe të Madridit. Në fund është faji I MI”.

B.T (Dosja,.al)

Sondazh

Poll