Sport

Transferimi i Ronaldo, ‘super-milioner’ në një ditë! Komision: 30 milionë për agjentin, por nuk është avokati Jorge Mendes…

Eshtè Ricardo Regufe, ai që do të përfitojë shumën monstruoze për kalimin e CR7 te Al Nassr.

4 Janar 2023, 07:22 Nga DOSJA
Transferimi i Ronaldo, ‘super-milioner’ në një ditë!
Ricardo Regufe dhe Cristiano Ronaldo

ARABIA SAUDITE - Sheikët e Al Nassr e mbuluan me ar Cristiano Ronaldon, por jo vetëm. Agjenti i tij përfiton një shumë rekord prej 30 milionë eurosh si tarifë transferimi. Një mal me para që nuk do të përfundojë në xhepat e menaxherit historik Jorge Mendes, me të cilin marrëdhëniet janë në minimum. 

Siç zbulon gazeta portugeze ‘A Bola’, shuma e madhe do të përfundojë në xhepin e Ricardo Regufe, 'menaxherit personal' me të cilin CR7 u miqësua kur nënshkroi kontratat e tij të para, me një shumëkombëshe të Amerikës së Veriut.

Cristiano Ronaldo donte të vendoste vetë për të ardhmen e tij. Pas lamtumirës me Manchester United, ai vendosi t'i bëjë të gjitha vetë pa ndërmjetësimin e agjentit historik Mendes. Ai u mbështet te Ricardo Regufe, miku dhe krahu i djathtë i CR7, i cili filloi të merrte një rol gjithnjë e më me ndikim në prapaskenat e negociatave, aq sa të minonte mbretin e menaxherëve. 

Të dy ata janë takuar në vitin 2003, kur Regufe, në rolin e menaxherit të marketingut të Nike, bëri që portugezi të nënshkruante një marrëveshje me vlerë mbi 16 milionë euro në vit. Që atëherë lindi një miqësi e madhe dhe Regufe u bë njeriu i tij i besuar. 

Ndërmjetësi zyrtarisht ka për detyrë të merret me të gjithë sponsorët e Cristiano Ronaldos dhe ndoshta edhe për këtë arsye roli i tij në negociatat me Al-Nassr është bërë thelbësor, duke qenë se një pjesë e madhe e pagës së kampionit portugez do të lidhej me partneritete tregtare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll