Sport

Ronaldo dhe Georgina po ndahen? Pse postojnë veçmas nga avioni privat, FOTOT që trazuan rrjetin

Mesa duket ata kanë udhëtuar me avionin e tyre privat, por vetëm fakti që njëri ka pushuar së shfaquri në rrjetet sociale të tjetrit është, sipas mediave të huaja, tregues i klimës mes tyre.

3 Janar 2023, 17:59 Nga k.m.
Ronaldo dhe Georgina po ndahen? Pse postojnë veçmas nga avioni
Ronaldo dhe Georgina

ARABIA SAUDITE- Fotot dhe videot e postuara nga Ronaldo dhe Georgina nga udhëtimi i tyre në Arabinë Saudite i shtuan zërat se ata duan të ndahen. Ronaldo ka postuar një video në Instagramin e tij nga brenda avionit të tij privat me vlerë 30 milionë euro por vetëm. Georgina nuk shihet askund. Nga ana e saj, partneri i Ronaldos ka postuar një seri fotosh të saj dhe fëmijëve të tyre, por futbollisti nuk ishte në asnjërën prej tyre. Mesa duket ata kanë udhëtuar me avionin e tyre privat, por vetëm fakti që njëri ka pushuar së shfaquri në rrjetet sociale të tjetrit është, sipas mediave të huaja, tregues i klimës mes tyre.

Ronaldo dhe Georgina po ndahen? Pse postojnë veçmas nga avioni

Sipas raportimeve, të cilat orët e fundit “përfshinë” internetin dhe shkaktuan habinë e fansave të asit portugez, marrëdhënia e tij me të dashurën Georgina duket se po kalon një provë. 

Ronaldo dhe Georgina po ndahen? Pse postojnë veçmas nga avioni

Futbollisti i famshëm 37-vjeçar fluturoi në Arabinë Saudite me familjen dhe partneren e tij Georgina Rodriguez për të nënshkruar me klubin e tij të ri, Al Nasr. Georgina Rodriguez postoi imazhe që tregonin një krevat dopio king-size. Cristiano Ronaldo, nga ana e tij, ka postuar edhe një Story në Instagram nga avioni i tij privat, në të cilin, duke folur për fansat e tij, ka thënë: Përshëndetje djema. Shihemi se shpejti!.

ronaldo georgina

Sondazh

Poll