Sport

Ronaldo lëshon ‘bombën’ me nënkuptim: "Shumë flasin, por Arabia Saudite ishte e vetmja që mundi Argjentinën”…

“Futbolli ka evoluar. Dhe nuk është fundi i karrierës sime për të ardhur këtu”

4 Janar 2023, 07:13 Nga DOSJA
Ronaldo lëshon ‘bombën’ me nënkuptim:

ARABIA SAUDITE - A mos ishte performanca e Arabisë Saudite në Kupën e Botës ajo që ju bindi për të ardhur në Riad? Kjo ishte pyetja objektivisht disi surreale, që i bëhet Cristiano Ronaldos me rastin e prezantimit të tij si lojtari i ri i Al Nassr. 

Ja dhe ‘bomba’ e portugezit: "Shumë flasin, pak e dinë futbollin. Shumëçka ka ndryshuar në 10-15 vitet e fundit: të gjitha skuadrat janë konkurruese. Nëse mendojmë për Botërorin e kaluar, e vetmja skuadër që mundi kampionët ishte Arabia Arabia Saudite.

Disa ekipe kombëtare kanë bërë një rrugëtim të madh, futbolli ka evoluar. Dhe nuk është fundi i karrierës sime për të ardhur këtu. Nuk mendoj për atë që thonë njerëzit: Kam marrë vendimin tim dhe jam i lumtur që jam këtu. E di që liga është shumë konkurruese: të gjithë thonë jo, por unë kam parë disa ndeshje. Jam gati të vazhdoj të kënaqem."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll