Aktualitet

Plagosi 28-vjeçarin me armë gjahu, arrestohet i riu në Durrës

Mësohet se 32-vjeçari me iniciale G.H ka qëlluar me dashje të riun për votive të dobta.

3 Janar 2023, 11:14 Nga I.A
Plagosi 28-vjeçarin me armë gjahu, arrestohet i riu në
Foto Ilustruese

DURRËS- Autori që plagosi 28-vjeçarin me armë gjahu në Durrës është arrestuar nga policia. Mësohet se 32-vjeçari me iniciale G.H ka qëlluar me dashje të riun për votive të dobta. 28-vjeçari me iniciale L.P. ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.  

Njoftimi i Policisë:

Sukth, Durrës Plagosi me armë gjahu (çifte) një 28-vjeçar, kapet pas një orë ndjekje nga Policia dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Në vijim të informacionit të dhënë pak minuta më parë, sipas të cilit, rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. H. ka plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasin L. P., 28 vjeç, ju bëjmë me dije se:

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të shtetasit G. H. dhe pas 1 orë ndjekje, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit G. H., 32 vjeç, banues në Perlat, Manzë. Ndërkaq, i plagosuri, shtetasi L. P. aktualisht merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për dokumetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

plagosje ne durres

Sondazh

Poll