Aktualitet

EMRI/ Akuzohet për vrasjen e Edmond Papës, kush është autori i arrestuar i ngjarjes

Mësohet se bëhet fjalë për 30-vjeçarin nga Këlcyra me emrin Albano Velo.

3 Janar 2023, 10:20 Nga I.A

EMRI/ Akuzohet për vrasjen e Edmond Papës, kush është

TIRANË- Një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së biznesmenit nga Saranda në Selitë, Edmond Papa është idenfikuar dhe arrestuar. Mësohet se bëhet fjalë për 30-vjeçarin nga Këlcyra me emrin Albano Velo.

Dyshohet se shkak për vrasjen e Papës janë bërë prishjet e pazareve të drogës, ndërkohë është shpallur në kërkim dhe bashkautori 44-vjeçari me iniciale A. B. banues në Tiranë.

Edmond Papa u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit. Krimi u pasua me vrasjen e dy shqiptarëve ne Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, më konkretisht nga qelia e liderit të mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj. Pas vrasjes së dy shqiptarëve në Athinë, është zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi. Dyshohet se ai është eliminuar por për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me shqiptarin.

albano velo edmond papa

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Janar 2023, 20:54 k.m.

Ja si të humbni kilogramët e festave

Foto ilustruese Fillimisht filloni të hani një mëngjes “të mirë” ku nuk do të përfshihet brumrat. Zgjid...