Aktualitet

Trafik dhe në Lezhë, qytetarët kërkojnë zgjidhje: Është kthyer në problem për ne

Ata shprehen se trafiku i rënduar është një problematikë e vazhdueshme që i pengon të vijojnë normalisht jetën.

31 Dhjetor 2022, 13:00 Nga F.M
Trafik dhe në Lezhë, qytetarët kërkojnë zgjidhje:
Lezhë

LEZHË- Kthimi i emigrantëve në atdhe ka shkaktuar trafik edhe në Lezhë. Problematika më e madhe paraqitet në hyrje dhe dalje të qytetit si dhe pranë tregut të lirë. Qytetarët kërkojnë zgjidhje, teksa shprehen se trafiku i rënduar është një problematikë e vazhdueshme që i pengon të vijojnë normalisht jetën.

Më herët u raportua për të njëjtën problematike në Vlorë dhe në pikën kufitare të Morinës. Vetëm nga Morina janë futur mbi 10 mijë shqiptarë në 24 orët e fundit. Trafiku shkaktohet edhe nga daljet, pasi ka edhe shqiptarë që kanë preferuar ta kalojn fundvitin jashtë vendit.

trafik per fundvit viti i ri 2023

Sondazh

Poll