Aktualitet

Rrahu motrën mbesën e kunatën, arrestohet 53-vjeçarja nga Fieri

A. S., 26 vjeçe dhe L. S., 45 vjeçe janë proceduar penalisht pas sherrit.

31 Dhjetor 2022, 10:48 Nga F.M
Rrahu motrën mbesën e kunatën, arrestohet 53-vjeçarja nga
Policia

FIER- Një 53-vjeçare me inicialet L. S., banuese në Rrupaj, Lushnjë, është vënë në pranga pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të saj. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 53-vjeçarja ka dhunuar motrën, mbesën dhe kunatën. A. S., 26 vjeçe dhe L. S., 45 vjeçe janë proceduar penalisht pas sherrit.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasen L. S., 53 vjeçe, banuese në Rrupaj, Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së saj, mbesës dhe kunatës. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetaset A. S., 26 vjeçe, L. S., 45 vjeçe (familjare të 53-vjeçares), për veprën penale "Dhuna në familje", pasi janë konfliktuar fizikisht me 53-vjeçaren.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. M., 46 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e fierit

Sondazh

Poll