Aktualitet

Ronaldo përlotet në BBV: Babai im vuan nga tumori, është futur për 10 orë në operacion

Ai ka treguar gjithashtu se babai i tij vuan nga tumori dhe nuk dëshiron ta shqetësojë për asgjë.

31 Dhjetor 2022, 10:39 Nga F.M
Ronaldo përlotet në BBV: Babai im vuan nga tumori, është
Ronaldo Sharka

TIRANË- Gazetari Ronaldo Sharka është përlotur në shtëpinë e “Big Brother Vip 2”. Teksa bisedonte me banorët e tjerë, ai ka qarë dhe është shprehur se i mungon familja e tij. Ronaldo u shpreh se është në merak për prindërit e tij, të cilët mund të preken nga thashethemet apo ofendimet që mund të bëjë publiku ndaj tij.

Ai ka treguar gjithashtu se babai i tij vuan nga tumori dhe nuk dëshiron ta shqetësojë për asgjë.

“Dy muaj para se të futesha këtu ka qenë në sallë operacioni nga ora 9 e mëngjesit deri në 7 të darkës nga kanceri,”- u shpreh Ronaldo për babain e tij.

ronaldo sharka

Sondazh

Poll