Aktualitet

Çfarë u ndodhi, dy shqiptarë ndërrojnë jetë njëri pas tjetrit në Greqi

Të dy janë gjetur të pajetë nga gratë e tyre.

31 Dhjetor 2022, 12:45 Nga F.M
Çfarë u ndodhi, dy shqiptarë ndërrojnë jetë
Greqi

GREQI- Dy shqiptarë kanë ndërruar jetë njëri pas tjetrit në Greqi. Rasti i parë ndodhi mbrëmë në orën 20:00. Një 53-vjeçar shqiptar u gjet pa ndjenja nga gruaja e tij në Rethymno. Ai dyshohet të ketë ndërruar jetë nga mbidoza, pasi kishte probleme me alkoolin dhe lëndët narkotike.

Ndërsa, në Heraklion, ka ndërruar jetë një 46-vjeçar shqiptar. Ai u gjet nga gruaja e tij, e cila pikasu mbetje të lëndëve narkotike pranë tij. 46-vjeçari gjithashtu dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza.

shqiptaret ne greqi

Sondazh

Poll