Aktualitet

Pjesë e ‘pakos së madhe’, Rama tregon sa shpërblim do të marrin bluzat e bardha

Ndërsa ata me pagë nën 60 mijë lekë, do të marrin 20 000 lekë të reja ndihmë financiare.

30 Dhjetor 2022, 20:23 Nga F.M
Pjesë e ‘pakos së madhe’, Rama tregon sa shpërblim do
Bluzat e bardha

TIRANË- Bluzat e bardha janë gjithashtu pjesë e paketës 8 miliardë lekëshe që do të ndahet duke nisur nga fillimi i janarit. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se infermierët dhe mjekët me pagë mbi 60 mijë lekë do të marrin 10 mijë lekë të reja shtesë. Ndërsa ata me pagë nën 60 mijë lekë, do të marrin 20 000 lekë të reja ndihmë financiare.

“Pas rritjes së njëpasnjëshme të pagave për mjekët dhe infermierët, por edhe pas parashikimit të rritjes së tyre përsëri vitin e ardhshëm, me Pakon e Madhe të qeverisë – ku infermieret me pagë nën 60 mijë lekë do të marrin 20 000Lekë (të reja), ndërsa ato me pagë mbi 60 mijë, ashtu si edhe mjekët do të marrin 10 000Lekë (të reja) – garantohet mbështetja e duhur për zerimin e impaktit të inflacionit të luftës për familjet e bluzave të bardha,”- shkruan Rama në postim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

edi rama 8 miliarde leke pako

Sondazh

Poll