Aktualitet

Rrëmbeu inspektorin e policisë dhe u arratis nga burgu i Drenovës, ekstradohet nga Greqia Reis Haxhiraj

Haxhiraj ishte arratisur vite më parë nga burgu i Drenovës në Korçë bashkë me 6 persona të tjerë, mes të cilëve edhe Admir Tafilaj.

30 Dhjetor 2022, 08:27 Nga A.B

Rrëmbeu inspektorin e policisë dhe u arratis nga burgu i

TIRANË- Reis Haxhiraj, nga Selenica e Vlorës është ekstraduar nga Greqia. Arrestimi i tij në vendin fqinj u bë për shkak se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë shqiptare.

Haxhiraj ishte arratisur vite më parë nga burgu i Drenovës në Korçë bashkë me 6 persona të tjerë, mes të cilëve edhe Admir Tafilaj. Haxhiraj ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Vlorës me 13 vite burg për pengmarrjen e një polici dhe plagosjen e vëllait të këtij të fundit.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 1998, për shkak të një konflikti mes të dyja palëve.

reis haxhiraj

Sondazh

Poll