Bota

Krishtlindjen kthehen në trishim për çiftin italian, gruaja i vë flakën 20 mijë eurove të fshehura në oxhak

Por e shoqja e cila nuk e dinte një gjë të tillë në këto ditë të ftohta dimri vendosi që të ndizte oxhakun dhe të gjitha kursimet e bashkëshortit të saj u bënë hi.

29 Dhjetor 2022, 22:29 Nga I.A
Krishtlindjen kthehen në trishim për çiftin italian, gruaja i
Foto Ilustruese

ITALI- Një ngjarje jo e këndëshme i ka ndodhur një çifti italian këtë fundvit. Calabria7 shkruan se  një çifti u janë djegur 20 mijë euro, pasi burri i kishte fshehur në oxhak. Por e shoqja e cila nuk e dinte një gjë të tillë në këto ditë të ftohta dimri vendosi që të ndizte oxhakun dhe të gjitha kursimet e bashkëshortit të saj u bënë hi.

Ai nuk e priste që oxhaku të ndizej edhe për disa ditë. Por gruaja vendosi të krijojë një atmosferë festive por që në fakt u krijua atmosferë e hidhur.

“Gruaja ime nuk e dinte që unë i fsheha aty. Çdo vit para se të ndez zjarrin i lëviz paratë. Tani kur pashë flakët humba mendjen”, ka thënë burri.

digjen 20 mije euro

Sondazh

Poll