Bota

Largimi i barrikadave, NATO: Presim që palët tu përmbahen angazhimeve të tyre

Po ashtu theksoi se KFOR po monitoron situatën për së afërmi dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme.

29 Dhjetor 2022, 19:34 Nga I.A
Largimi i barrikadave, NATO: Presim që palët tu përmbahen
NATO

SHBA- Organizata Veri Atlantike (NATO) ka mirëpritur largimin e barrikadave dhe uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se thotë se pret nga Kosova dhe Serbia që t’u përmbahen angazhimeve të tyre. Po ashtu theksoi se KFOR po monitoron situatën për së afërmi dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme.

“NATO mirëpret përpjekjet për të ulur tensionet në veri të Kosovës. Ne presim që të gjitha palët t’i përmbahen angazhimeve të tyre. KFOR-i po monitoron situatën për së afërmi dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin e saj të Kombeve të Bashkuar për të ruajtur lirinë e lëvizjes”, shkroi Lungescu.

#NATO welcomes efforts to de-escalate tensions in northern #Kosovo. We expect all parties to stick to their commitments. @NATO_KFOR is closely monitoring & stands ready to intervene if necessary, in line with its #UN mandate to maintain freedom of movement. pic.twitter.com/ujvhWpXIl8

nato tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll