Bota

Mundësi për konflikt, raketa ukrainase bie në Bjellorusi

Ministria e Mbrojtjes tha se njësitë e mbrojtjes ajrore rrëzuan një objektiv ajror rreth orës 10 të mëngjesit të 29 dhjetorit.

29 Dhjetor 2022, 20:24 Nga I.A
Mundësi për konflikt, raketa ukrainase bie në Bjellorusi
Raketa

BJELLORUSI- Një raketë e qëlluar nga një sistem raketor ukrainas S-300 është rrëzuar në territorin e Bjellorusisë mes orës 10:00 dhe 11:00 të ditës së sotme. Kreu i shtetit u njoftua menjëherë për ngjarjen.

Ministria e Mbrojtjes tha se njësitë e mbrojtjes ajrore rrëzuan një objektiv ajror rreth orës 10 të mëngjesit të 29 dhjetorit. Pjesë të raketës u gjetën në një fushë të korrur në afërsi të fshatit Gorbakha, rrethi Ivanovo, Brest Oblast. Një ekzaminim paraprak zbuloi se pjesët kishin qenë pjesë e një rakete të drejtuar nga mbrojtja ajrore S-300 e qëlluar nga territori i Ukrainës.

Me udhëzimet e presidentit Bjellorusi, një ekip specialistësh të Komitetit Hetimor dhe Ministrisë së Mbrojtjes po punon në vendngjarje. Nuk raportohet për viktima të shkaktuara nga ngjarja.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll