Bota

​Meloni: Italia është e gatshme të jetë garantuese e negociatave të paqes në Ukrainë

Këtë Meloni e tha teksa shtoi se vizita e saj në Ukrainë është planifikuar për në shkurt të vitit të ardhshëm.

29 Dhjetor 2022, 21:46 Nga I.A
​Meloni: Italia është e gatshme të jetë garantuese e
Giorgia Meloni

ITALI- Italia mund të veprojë si garantuese e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Këtë Meloni e tha teksa shtoi se vizita e saj në Ukrainë është planifikuar për në shkurt të vitit të ardhshëm. Meloni tha gjithashtu se mbështet çdo përpjekje për paqe.

“Duhet të punojmë për një marrëveshje paqësore, në mënyrë konkrete. Na duhen sinjale nga të dyja palët. Nuk i kemi kryer deri më tani, por më vjen mirë të dëgjoj gjatë bisedës me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se ai synon të ndërmarrë iniciativa në këtë drejtim. Italia është e gatshme të jetë garantuese e procesit të paqes dhe unë planifikoj të udhëtoj në Kiev para 24 shkurtit”, tha Meloni.

giorgia meloni lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll