Bota

Tensionet në veri të Kosovës, Anonymous: Përpjekjet e Vuçiç do të jenë vetëvrasëse për të

Anonymous postoi një video në Tëitter, ku shkruante gjithashtu se ata nuk janë një grup i vogël njerëzish të pafuqishëm për t'i injoruar.

29 Dhjetor 2022, 18:44 Nga I.A
Tensionet në veri të Kosovës, Anonymous: Përpjekjet e
Anonymous

SHBA- Grupi i hakerëve Anonymous në një mesazh drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i ka bërë thirrje që të ndalojë provokimet e situatës në Mitrovicë, në të kundërtën do të ketë pasoja të mëdha. Anonymous postoi një video në Tëitter, ku shkruante gjithashtu se ata nuk janë një grup i vogël njerëzish të pafuqishëm për t'i injoruar.

“Anonymous nuk është një grup i vogël i pafuqishëm i njerëzve për ta injoruar. Ne jemi të organizuar, globalisht aktivë, kolektiv i individëve me mendësi të njëjtë dhe mesazhi ynë do të jetë i qartë. Nëse nuk i ndaloni veprimet e rrezikshme në Kosovë, njerëzit e Kosovës nuk janë pa mbështetje. Ne jemi ‘Anonymous’. Ne jemi Anonymous. Ne nuk falim. Ne nuk harrojmë. Na prisni”, thuhet në fjalën e tyre.

 

anonymous tensionet në veri të kosovës aleksandër vuçiç

Sondazh

Poll