Aktualitet

Muralja e një transgjinori në godinën e QS, Pano: A u pyetën të rinjtë? E kujt është përgjegjësia e këtij krijimi? Indoktrinimi po flet gjuhën e tij

Fotoja është postuar nga pastori Akil Pano, i cili krah kësaj murale rendit dhe ngjarje të tjera të transmetuara në ekranet e televizioneve kombëtare të fundit.

29 Dhjetor 2022, 17:49 Nga F.M
Muralja e një transgjinori në godinën e QS, Pano: A u pyetën
Muralja e transgjinorit

TIRANË- Një murale ka tërhequr vëmendjen e të gjithë qytetarëve ditët e fundit. Bëhet fjalë për një transgjnor. Muralja të jep përshtypjen se është një burrë që shfaqet me veshje femërore, pikturë kjo e bërë në një nga godinat në Qytetin Studenti, zonë që pret mijëra të rinj çdo vit, të cilët duan të nisim jetën akademike.

Fotoja është postuar nga pastori Akil Pano, i cili krah kësaj murale rendit dhe ngjarje të tjera të transmetuara në ekranet e televizioneve kombëtare të fundit. Pano pyet nëse të rinjve të kësaj zone u është marrë mendimi për këtë murale dhe se cili është përgjegjësi për këtë krijim.

Postimi:

Si ju duket piktura murale? Një grua? Një burrë? Një transgjinor që ‘fluturon’ si një zog duke përjetuar lirinë e ‘coming out’? Në sfond; me sa dalloj, shoh trupin muskuloz të një burri që dëshiron të jetë grua, teksa mendon se i zbulon botës ‘hiret’ e një gruaje në trupin e një burri!? Qofsha i gabuar. Më thoni pak ju lutem; e kujt është përgjegjësia e vendosjes se këtij ‘krijimi’ ne njeren prej godinave? Pse tek studentët/ të rinjtë? A janë pyetur studentët, apo janë ndodhur përballë faktit? Më thanë se ‘zbukuron’ fasadën e njërës nga godinat në Qytetin Studenti? Nga filmat në kinematë e kryeqytetit, tek puthjet mes dy vajzave në reality show të televizioneve kombëtare, tek fasadat e konvikteve, indoktrinimi flet gjuhën e tij. Klima politike është e përshtatshme! Depresioni dhe indiferentizmi shoqëror janë parakushte për avancimin e agjendës!!!

akil pano muralja ne qs

Sondazh

Poll