Aktualitet

Tentoi të grabiste një banesë, nga nxitimi për të dalë nga shtëpia, shqiptari përfundon me krah të thyer

Pasi kaloi murin e një shtëpie, ai u surprizua nga pronari i ndërtesës që do të vidhte. Ky i fundit dëgjoi zhurma nga oborri dhe doli jashtë.

29 Dhjetor 2022, 14:43 Nga A.B
Tentoi të grabiste një banesë, nga nxitimi për të
Ambulance

ITALI- Një shqiptar ka mbetur i plagosur pasi tentoi që të grabiste një banesë. Sipas asaj që shkruajnë mediat, 32-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet publik theu dorën teksa po përpiqej të arratisej. Pasi kaloi murin e një shtëpie, ai u surprizua nga pronari i ndërtesës që do të vidhte. Ky i fundit dëgjoi zhurma nga oborri dhe doli jashtë.

Në moment e sipër shqiptari u mundua të largohej dhe la mjetet e grabitjes aty. Ai u mundua të ngjiste një mur, por ra dhe theu krahun. Më pas policia e arrestoi mirëpo fillimisht e dërgoi në spital për shkak të lëndimeve që mori.

shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll