Aktualitet

"U tërbofsh se na tërbove"/ Aktiviteti i Erisa Feros në Tik Tok, kënaqësia për sulmin ndaj Berishës dhe krenaria për Ramën: Ish-i im s'futet dot!

Ditën e mbajtjes së Samitit BE-Ballkani Perëndimor, Erisa është ndjerë mjaft krenare për faktin që kreu i qeverisë Edi Rama ka rrethuar zonën dhe ka ngritur një perimetër sigurie, të cilin ish-i dashuri i saj nuk do të mund ta kalonte dot, pasi nuk është pjesë e administratës, si ajo.  

29 Dhjetor 2022, 17:28 Nga F.M
"U tërbofsh se na tërbove"/ Aktiviteti i Erisa Feros në
Erisa Fero

TIRANË- Erisa Fero, punonjësja e AKSHI-t e cila ditën e sotme u kap në Pogradec duke transportuar 58 kilogramë kanabis ishte mjaft aktive në rrjetet sociale, kryesisht në ‘Tik Tok’ ku reklamonte jetën e saj të përditshme. Në një prej videove të postuara, Fero shihet teksa kërcen nën ritmet e muzikës.

“U tërbofsh se na tërbove,”- shkruan ajo krah videos.

Në një tjetër video ajo shkruan me humor se do të preferonte të mbytej në det, para se t’i besonte sërish ‘atij’.

Ditën e mbajtjes së Samitit BE-Ballkani Perëndimor, Erisa është ndjerë mjaft krenare për faktin që kreu i qeverisë Edi Rama ka rrethuar zonën dhe ka ngritur një perimetër sigurie, të cilin ish-i dashuri i saj nuk do të mund ta kalonte dot, pasi nuk është pjesë e administratës, si ajo.  

Sulmi ish-kryeministrit Sali Berisha nga Gert Shehu, ngjarje e ndodhur në protestën e 6 dhjetorit, ka qenë një arsye më shumë që Erisa të qeshte.

“Nuk mund të ndaloj së pari kaq shumë here,”- shkruan ajo teksa shpërndan videon e sulmit.

Jetën që bënte, ajo e justifikon me një video ‘humoristike’.

“Kur ajo të pyet gjithë kohën me çfarë merresh që ke kaq shumë lekë, ndërkohë ti, pa punë!,”- shkruan ajo në një video ku duke një makinë me targa angleze.

Fero ishte anëtare e Partisë Socialiste edhe si pjesë e komisionit të numërimit të votave në vitin 2021. Në atë kohë, ajo është kallëzuar në prokurori për manipulim të votave. Ajo u arrestua së bashkë me Likmend Bashën, djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja dhe me një 17-vjeçar me inicialet M.K.. vajza kishte rolin e transportueses, ndërsa dy djemtë do të monitoronin rrugën ku do të kalonte ngarkesa me 58 kilogram kanabis drejt Maqedonisë së Veriut.

erisa fero operacion antidroge ne korce

Sondazh

Poll