Bota

Zbuten tensionet në veri të Kosovës, nis largimi i barrikadave në Rudarë dhe në lagjen e Boshnjakëve

Barrikadat e vendosura kanë nisur që të hiqen edhe në lagjen e Boshnjakëve.

29 Dhjetor 2022, 16:38 Nga I.A
Zbuten tensionet në veri të Kosovës, nis largimi i barrikadave
Barrikadat

KOSOVË- Tre kamionë janë larguar nga rruga në Rudarë, ku ishin vendosur si barrikada. Gazeta Express shkruan se në Rudarë janë dhe 9-10 kamionë, autobusë e makineri të rënda që janë në rrugë, por të cilat pritet të largohen. Barrikadat e vendosura kanë nisur që të hiqen edhe në lagjen e Boshnjakëve.

Këto barrikada u vendosën në Veri pas arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiç, i cilit dje masa e sigurisë iu ndyshua nga paraburgim në arrest shtëpiak.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll